Murati: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe janë të interesuara të bllokojnë Kuvendin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati theksoi sot se tashmë është gjithçka është e qartë se kush po e bllokon themelimin e institucioneve të reja.

Murati në një deklaratë për media pas dështimit të konstituimit të Kuvendit tha se sot me mosvotimin në Kuvend edhe të propozimit të dytë të LVV u vërtetua ajo që kanë thënë në fillim se kush janë bllokuesit e Kuvendit.

“Po besoj se tashmë gjithçka është kristal e qartë… Ajo që e kemi thënë në fillim u vërtetua sot në mënyrën më të mirë megjithëse pritnim që të reflektonte opozita”, tha ai.

Sipas tij, tashmë në Kosovë janë dy blloqe, LVV me partnerët e saj dhe PDK, LDK, AAK e Lista Serbe.

“E pamë që tashmë në Kosovë janë dy blloqe: njëri bllok me 57 vota që kanë dalë nga këto zgjedhje që kanë dalë nga vullneti i popullit, LVV, Partia Guxo dhe Alternativa si dhe partnerët jo shumicë jo serbë dhe Nenad Rashiq nga komuniteti serb si dhe blloku tjetër. PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe si dhe disa  deputetë ndërmjet…”, tha ai.

Por, sipas tij, ajo që u vërtetua është se janë 56 deputetë përshirë Listën serbe, ndërkaq nga opozita janë PDK, LDK, AAK që janë të interesuar ta bllokojnë Kuvendin. /Telegrafi/

Read Previous

Trump: SHBA-ja mund të ofrojë mbështetje ajrore për Ukrainën

Read Next

Abdixhiku: LDK nuk mbështet kandidat pa marrëveshje politike