Murati: Me mbështetje prej 100 eurove, jemi në linjë me shtetet më të zhvilluara se ne

Në një konferencë drejtuar mediave ministri i Financave, Hekuran Murati tha se : “Qeveria është me qytetarët në këto kohë të vështira, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë. Me pakon e ringjalljes ekonomike në muajin nëntor do të përfitojnë 100 euro shtesë rreth 200 mijë pensionistë, rreth 50 mijë familje që janë nga kategoritë e luftës, rreth 20 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 30 mijë pensionistë të kategorive të tjera.”

Ndër të tjera në këtë konferencë ministri Murati shtoi se : “Me këtë mbështetje prej 100 eurove, jemi në linjë me shtetet më të zhvilluara se ne”, duke kujtuar Francën që rishtazi aprovoi një mbështetje të tillë prej 100 euro për familje.

Read Previous

Kurti e Peci në konferencë për media, kanë lajme të mira për bujqit e fermerët

Read Next

Jasharaj i drejtohet Kurtit: Të na plotësohen kërkesat, ose në dhjetor hyjmë në grevë