Murati firmos marrëveshje me USAID-in për vlerësimin kreditor të Kosovës

Është nënshkruar marrëveshja për mbështetje në marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës në mes të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve  dhe USAID-it.

Kjo marrrëveshje u firmos gjatë takimit të ministrit të Financave Hekuran Murati, drejtoreshës në detyrë të Misionit të USAID në Kosovë Kerry Monaghan Hogler dhe zëvendësdrejtorit të Projektit “Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa” Artan Loxhaj.

Në kuadër të kësaj ujdie parashihen aktivitetet e përbashkëta si dhe mbështetja që USAID do të ofrojë për Kosovën në marrjen e vlerësimit kreditor.

“Vlerësimi kreditor do t’i ofrojë Kosovës qasje më të madhe në tregjet kapitale ndërkombëtare si dhe do të zvogëlojë kostot e huamarrjes”, tha Hogler.

Tutje, ajo theksoi rëndësinë e vlerësimit kreditor për të rritur besimin e investitorëve dhe për ta bërë Kosovën më tërheqëse për investimet e huaja.

Nga ana tjetër, ministri Hekuran Murati deklaroi se |Si Ministri përgjegjëse për financa është shumë me rëndësi që të sigurojmë qasje sa më të lehtë në financa për të gjitha institucionet financiare, andaj marrja e vlerësimit kreditor për vendin është një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim”.

/klankosova/

Read Previous

Gjeneral Jashari takohet me homologun gjerman, Breuer

Read Next

Macron bën thirrje për armëpushim në konferencën e ndihmës për Gazën