Murati: Ekzekutohet shtesa prej 100 euro për punonjësit e sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë ekzekutimi shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat.

Murati ka thënë se rreth 220 mijë punonjës do të pranojnë sot në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit). Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka shtuar se, Qeveria është në anën e qytetarëve.

“Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi”, theksoi ai. 

Read Previous

Mërgata Shqiptare reagon rreth mosmiratimit nga Parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës për gjenocidin në Srebernicë

Read Next

Vërehet rritje e çmimeve të benzinës