Italia do të ofrojë viza pune për gjysmë milioni qytetarë jo anëtarë të BE-së për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore.
Qeveria ka miratuar gati 500,000 viza të reja pune për qytetarët jo anëtarë të BE-së midis viteve 2026 dhe 2028. Vendimi vjen ndërsa Italia po përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në industritë kryesore. Edhe pse qeveria Meloni ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve, duket se tashme ka vendosur të hap dyert.
Kjo shënon nismën e dytë të më madhe të kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Aplikantët duhet të dorëzojnë formularët e tyre përmes portalit zyrtar online të Italisë dhe t’i finalizojnë ato më 12 janar, 9 shkurt, 16 shkurt dhe 18 shkurt të vitit të ardhshëm.
Ndërsa Italia përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në sektorë kyç si bujqësia, ndërtimi dhe mikpritja, kjo iniciativë hap mundësi të konsiderueshme ligjore punësimi sipas një kuadri më të sigurt dhe më të rregulluar. /Top Channel/