Mundësi promovimi për talentët nga fusha e artit

Tashmë të rinjtë e Gjakovës kanë ku të shprehin talentin e tyre. Përmes faqeve “Gjakova” dhe Gjakovainfo( Instagram.com/gjakovainfo dhe facebook.com/gjakovade) që operojnë në facebook dhe Instagram, është hapur konkurs në pikturë. I tërë ky projekt ka për synim zbulimin e talenteve të reja nga fusha e artit.

Ideja e plasimit të konkursit dhe forma e vlerësimit, do të jenë tejet transparente përmes dy faqeve të lartë cekura. Më konkretisht, përzgjedhja e talenteve fitues do të bëhet nga një juri e caktuar e cila si bazë kryesore do ta ketë numrin e pëlqimeve që punimet konkurruese do të marrin gjatë publikimit.

 Që kjo garë të jetë sa më e suksesshme dhe që të rijntë fitues të jenë të stimuluar organizatorët kërkojnë ndihmë dhe përkrahje nga bizneset. Ata  ftojnë të gjitha kompanitë dhe individët që të bashkohen në këtë iniciativë. Kjo  mund të realizohet duke ndarë një shumë të caktuar apo përmes formës “Voucher” duke dhuruar diçka nga prodhimet apo produktet e tyre në shitje. Në këmbim bizneset përfitojnë reklamim falas në këto dy faqe që kanë rreth 5000 shikime në ditë.

Read Previous

Nesër Prokuroria e Hagës i kthen pajisjet që i morën gjatë arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt

Read Next

Dyshohet se Arijanet Muric u paraqit i dehur në stërvitje – aty ku pasoi përjashtimi i tij nga kampi i Kosovës