Muhaxheri për rastin në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që ndodhi ditën e sotme në këtë komunë.

Ai është shprehur se është e vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti, siç u shpreh ai, në këtë moment të zymtë.

“Ditë e trishtë sot. Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë. Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur”.

Ai ka bërë thirrje që të punohet për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe siç u shpreh ai, kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin.

“Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gjyljeta Ukella, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë”, ka shkruar Muhaxheri. /Klankosova.tv/

Read Previous

Reagimi i Kusari-Lila mbi ngjarjen e fundit në Pejë: Dënimi maksimal është minimumi për vrasësit

Read Next

Rey Manaj zgjidhet në formacionin e javës në Turqi