MSH publikon listën e personave që duhet të marrin nesër dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që në bazë të listës së publikuar të paraqiten për të marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Përmes një komunikate për medie, MSH-ja ka publikuar emrat dhe terminet për 351 personat që duhet të marrin nesër vaksinat.

“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e shtunë, 12 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu “Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë”. /Telegrafi/

https://msh.rks-gov.net/sq/njoftim-rreth-vaksinimit-kunder-covid-19-5/?fbclid=IwAR2_hIx8QfglJsyTJxZtKIry_Tsyw3EXLcXjrTVmYc1VdKKPzshDNwlLXa8

Read Previous

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme

Read Next

Hakerat vodhën informacione nga prodhuesi i lojërave Electronic Arts