Moti në Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë

Foto: Valon Nixha

Paqëndrueshmëria e motit që ka përfshirë kontinentin europian do të vijojë të ndikojë edhe mbi vendin tonë për ditët në vijim.

  • “Moti tropikal” ka karakterizuar ditën e sotme pasi që në orët e para të ditës ka mbajtuar mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. E duke nisur pas orëve të mesditës shtohen vranësirat e dendura, ndërsa tempertaura ka lëvizur nga 13 deri në 23 gradë celsius.
  • Vranësira të shoqëruara me reshje shiu parashihen edhe për nesër ndonëse temperatura maksimale do të arrijë në 24 gradë celsius.
  • 13 deri në 22 gradë parashihet temperatura për të mërkurën, megjithatë nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.
  • Mot dhe temperatura të ngjajshme parashihen dhe gjatë së enjtës duke u shoqëruar nga vransira dhe shiu e temperaturë nga 13 deri në 24 gradë celsius.
  • Të premtën parashihet ngritje e temperaturës për 2 gradë në krahasim me ditën paraprake, duke arritur në 24 gradë celsius temperatura maksimale.
  • 14 deri në 24 gradë celsius mbizotëruar nga vransira dhe reshjet e shiut parashihet moti gjatë së shtunës.
  • Të dielën parashihet ngritje e temperaturës maksimale deri në 25 gradë celsius ndonësë vranësirat dhe reshjet e shiut të kohë pas kohshme do të jenë të pranishme.

Read Previous

Statistika impresionuese, sezoni më i mirë në karrierën e Granit Xhakës

Read Next

Kryeministri spanjoll jep dorëheqjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet vendore