Moti në Gjakovë

Foto: Valon Nixha

Dita e fundit e muajit nëntor është shoqëruar nga moti e vranët e rigat lokale të shiut ndërsa temperatura ka variuar nga 3 deri në 8 gradë celsius.

Nesër parashihen reshje shiu, e temperaturë që do të arrijë deri në 5 gradë celsius.

Mot i vranët parashihet gjatë së premtës me temperatura që do të lëvizin nga 1 deri në 8 gradë celsius.

Nga 2 e deri në 8 gradë celsius do të lëvizin temperaturat gjatë së shtunës.

Reshje shiu parashihen për të dielën e temperatura do të lëviz nga 4 e deri në 9 gradë celsius.

3 deri në 11 gradë celsius parashihen të variojnë temperaturat për të hënën e javës së ardhshme duke u shoqëruar nga moti me shi.

Të martën parashihen reshje shiu e temperaturë e cila do të variojë nga 3 deri në 9 gradë celsius.

Read Previous

Fury e quan fitoren historike në Duseldorf ndaj Klitschko si mallkim

Read Next

Kombëtarja e Shqipërisë nga sot pa trajner, kontrata e Edi Rejas përfundon zyrtarisht