Mot me diell, këto janë temperaturat për sot

Edhe gjatë ditës së sotme por edhe katër ditëve të ardhshme në vend do të mbajë mot me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe temperatura tipike pranverore do të vazhdoj edhe për gjatë pesë ditëve të parashikimit. Nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikoj edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjik. Kjo situatë e parashikuar do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin. Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe më tej në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, ka njoftuar IHMK. 

/KosovaPress/

Read Previous

OKB: 1,119 civilë të vrarë deri tani në Ukrainë

Read Next

Kuvendi sot mban seancë plenare, 13 pika në rend dite