Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, Arbërie Veliu-Maqedonci ka shprehur mbështetje për deputeten Shqipe Selimi-Mehmeti, e cila dje nuk ka votuar për kryeparlamentare Donika Gërvallën gjatë seancës konstituive.
Veliu-Maqedonci ka duartrokitur vendimin e Selimi-Mehmetit përmes një komenti në postimin e saj në ‘Facebook’.
Në të njëjtin postim, deputetja e LVV-së ka bërë të ditur se arsyeja e mosvotimit të Gërvallës lidhet me deklaratat e saj kundër bashkëshortit të Shqipes, Rexhep Selimit.
“Respekt Shqipe”, ka shkruar Arbërie Veliu-Maqedonci, duke e shoqëruar me emoji me duartrokitje.
Edhe Arbërie Veliu-Maqedonci, ashtu si bashkëshorti i saj, ka qenë pjesë e luftës çlirimtare të UÇK-së. /GazetaSinjali/
Komenti:
