MKRS: Gjithëpërfshirje në asete të trashëgimi kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e ka mbështetur një vizitë të një grupi pesonash me aftësi të kufizuara në dy vende objekte të trashëgimisë kulturore.

Kjo vizitë vjen në kuadër të bashkëpunimit midis kësaj ministrie, HANDIKOSI-t dhe CHwB Kosovës.

“Mirëpritja e personave me aftësi të kufizuara në asete të trashëgimisë kulturore, baraz me vizitorët tjerë duhet të pranohet si detyrë e vërtetë e përgjegjësi dhe po angazhohemi që kjo të ndodhë”, thuhet në postimin e MKRS-së.

“Lidhur me këtë qëllim, një grup i personave me aftësi të kufizuara vizituan muzeun ‘’Nënë Tereza” dhe Kishën ‘’Zonja e Bekuar’’ në Prizren, për të parë për së afërmi hapësirat dhe për të identifikuar bashkërisht pengesat që mund të adresohen për frekuentimin tyre”.

“Këto aktivitete me synim të vetëdijësimit dhe veprimeve konkrete, po mundësohen në kuadër të projektit ‘’Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne!’’, implementuar nga HANDIKOS, në bashkëpunim me CHëB Kosova, mbështetur nga MKRS”.

/KlanKosova/

Read Previous

Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Read Next

BE-ja lanson programin për sundimin e ligjit në Kosovë