MITRO RUN – ATY KU SPORTI, KULTURA DHE QYTETI LËVIZIN SË BASHKU

MITRO RUN – ATY KU SPORTI, KULTURA DHE QYTETI LËVIZIN SË BASHKU

Mitrovicë, 18 gusht 2026 – Më 4 tetor 2026, Mitrovica do të mirëpresë për herë të parë MITRO RUN, një ngjarje e re sportive dhe kulturore që synon të sjellë qindra pjesëmarrës dhe mijëra qytetarë në rrugët dhe hapësirat publike të qytetit. Për një ditë, qyteti do të ndryshojë ritmin. Rrugët do të mbushen me vrapues, familje, fëmijë, të rinj dhe vizitorë, ndërsa Sheshi Kryesor i Mitrovicës do të shndërrohet në një hapësirë festive, me muzikë, aktivitete kulturore, prezantime, ushqim, art dhe aktivitete për të gjitha moshat.

Tri distanca për të gjithë

 

MITRO RUN është konceptuar që të jetë një ngjarje gjithëpërfshirëse, ku mund të marrin pjesë si vrapuesit me përvojë, ashtu edhe familjet, fëmijët dhe qytetarët që duan të jenë pjesë e atmosferës.Gara do të përfshijë tri distanca:

 

● 10K Liqeni – distanca kryesore për vrapuesit që duan të sfidojnë veten dhe të përjetojnë Mitrovicën përmes vrapimit;

● 5K – Lumi – distancë e përshtatshme për fillestarë, të rinj dhe vrapues rekreativë;

● 2K – Shota – garë e dedikuar për fëmijë.

 

Mijëra vrapues nga Mitrovica, Kosova dhe rajoni do të marrin pjesë, ndërsa aktivitetet e ditës do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.

Më shumë se një garë

 

MITRO RUN nuk do të jetë vetëm një garë vrapimi. Organizatorët kanë konceptuar një program të gjerë aktivitetesh që synon të sjellë në qendër të vëmendjes kulturën, historinë, kreativitetin dhe jetën qytetare të Mitrovicës. Gjatë ditës do të organizohen aktivitete shoqëruese, përfshirë vizita dhe përvoja kulturore, panair, diskutime, aktivitete artistike dhe muzikore, si dhe iniciativa të tjera që do të bëjnë që qyteti të përjetohet përtej pistës së vrapimit.Një rol të veçantë do të kenë edhe sponsorët dhe partnerët e MITRO RUN, të cilët do të jenë pjesë e festimeve dhe programit të ditës së garës.

 

“MITRO RUN nuk është vetëm një garë. Ne duam të krijojmë një ditë në të cilën Mitrovica e sheh dhe e përjeton veten ndryshe – më aktive, më të hapur dhe më të bashkuar. Sporti është pika e nisjes, por kultura, qyteti dhe njerëzit janë zemra e kësaj ngjarjeje. Duam që MITRO RUN të bëhet një traditë e re e Mitrovicës, një ditë që qytetarët e presin dhe e përjetojnë së bashku çdo vit,” tha Lulëzim Hoti, drejtues i 7Arte dhe një nga organizatorët e MITRO RUN.

Një qytet në lëvizje

 

Përmes MITRO RUN, organizatorët synojnë të kontribuojnë në krijimin e një imazhi të ri të Mitrovicës – si një qytet aktiv, i shëndetshëm, kreativ, kulturor dhe i jetueshëm. Ambicia është që kjo ngjarje të zhvillohet çdo vit dhe të shndërrohet në një pikë takimi për qytetarët, sportistët, familjet, artistët, institucionet, bizneset dhe vizitorët nga Kosova dhe rajoni. 

 

Detajet e plota rreth çmimeve, kategorive, programit dhe aktiviteteve do të bëhen publike në kuadër të njoftimeve të ardhshme.

Regjistrimi

Regjistrimet për MITRO RUN janë të hapura përmes platformës zyrtare:

www.mitro.run – Faqja zyrtare e MITRO RUN

 

Regjistrohu për MITRO RUN:
Regjistrimi për MITRO RUN

Ndiqni MITRO RUN

Për lajme, njoftime, programin dhe përditësimet rreth ngjarjes:

Instagram – @mitrorun

Facebook – /mitrorun

 

MITRO RUN organizohet nga 7Arte, Komuna e Mitrovicës dhe Korporata Rugove, me synimin për ta kthyer ditën e garës në një festë të përbashkët të sportit, kulturës, komunitetit dhe identitetit të Mitrovicës.

 

MITRO RUN
4 tetor 2026 | Mitrovicë

Sport. Kulturë. Qytet. Në lëvizje.

Organizuar nga:
7Arte | Komuna e Mitrovicës | Korporata Rugove

 

Kontakt:


Rinor Kurshumliu 

7 Arte
Nr: +383 49 806 462

Email: [email protected]

 

Read Previous

FIFA miraton kërkesën e Argjentinës

Read Next

Rama i bashkohet nismës për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së