Ministrja Hajdari: Synojmë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kroacinë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se synojnë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kroacinë.

Hajdari, në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, tha se themelet e bashkëpunimit mes të dyja vendeve janë të kahershme dhe se me kalimin e viteve tregtia mes tyre po rritet.

“Ky forum kontribuon në synimin tonë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e raporteve biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik”.

“Si ministre gëzohem dhe e di që Forumi Ekonomik është i suksesshëm kur bëhen bashkë edhe bizneset. Themelet e bashkëpunimeve tona janë të kahershme dhe për arsye të ndryshme por në veçanti për shkak të historisë së përbashkëta të viteve të 90-ta, por me kalimin e viteve tregtia po rritet”, u shpreh Hajdari.

/KlanKosova/

Read Previous

Juventusi përballet me 50 milionë euro gjobë, lojtarët mund të dënohen për skandalin e pagave

Read Next

Policia italiane sekuestron 250 milionë euro pasi arrestoi 56 persona në operacionin “Ndrangheta”