Ministria e Shëndetësisë ndau rreth 205 mijë euro për blerjen e katër autoambulancave

Ministria e Shëndetësisë, shpejt pritet të furnizohet me katër ambulanca për nevoja të saj. Për këtë qëllim, ministria në fjalë e cila merret me shëndetësinë në vend, ka ndarë 204,800 euro.

Nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik në Kosovë “e-prokurimi”, bëhet e ditur se është hapur tenderi për blerjen e 4 autoambulancave.

Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e hapur e prokurimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Nëpërmjet kësaj kontrate, e cila është paraparë të ketë kohëzgjatje 3 muaj, pritet të blihen 4 autoambulanca  me pajisje të ndihmës së parë.

Vlera e parashikuar për kontratë 204,800 euro në raport me numri autoambulancave qe pritet të blihen, del se ministria është e gatshme të paguaj mesatarisht deri 51,200 euro për një të tillë.

Data 26 shtator 2022 është caktuar afati se deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara.

/kallxo.com/

Read Previous

Vazhdojnë sulmet në Donetsk, 2 të vrarë dhe 12 të plagosur nga forcat ruse

Read Next

Ballkani mëson orarin e ndeshjeve në fazën e grupeve, ndeshja e parë zhvillohet në “Fadil Vokrri”