Ministri Mehaj vizitoi familjen e heroit Yll Morina

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit dhe heroit të Kosovës,Yll Morina.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ministri Mehaj ka ndarë një shkrim dhe disa fotografi gjatë vizitës.

Postimi i plotë i ministrit Mehaj:

Në Gjakovë, vizitë familjes së dëshmorit, Yll Morina.

Një ndër trimat e parë që iu bashkëngjit njësive të UÇK-ës nga fundi i prillit të vitit 1998, ishte Yll Morina. I shkathët, i kalitur dhe i jashtëzakonshëm në manovrimet e tij kundër armikut dhe makinerive të pushtuesit. Veçori të cilat ndikuan që ai të emërohet epror i lartë i njësisë speciale të UÇK-së.

Gjatë luftimeve të ashpra dhe të vazhdueshme, kundër paramilitarëve serbë, ai plagoset rëndë. Beteja më e rëndë ishte pas plagosjes, ku ai nuk arriti t’iu shpëtonte çetnikëve serbë edhe pse kinse po trajtohej për shërim.

Yll Morina, ndërroj jetë nga plagët e marra dhe nga mizoria që iu bë atij në spitale të ndryshme.

Shembulli i Yllit për shërbim ndaj vendit, por si emri i tij, qëndrojnë të lartësuar gjithmonë, dhe si të tillë na ndriçojnë rrugën përpara.

Read Previous

Më 2 qershor 1740 lindi De Sade, shkrimtari me shpirt të lirë që e kaloi jetën nëpër burgje

Read Next

Parashikimi i motit për sot