Parashikimi i motit për sot

Foto: VALON NIXHA

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizoj motin të premten.

Vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Read Previous

Ministri Mehaj vizitoi familjen e heroit Yll Morina

Read Next

​Rënie e lehtë e rasteve aktive me COVID-19