Ministri i Sportit, Çeku pas takimit me Infantino: Lajme të mira për futbollin e Kosovës nga FIFA

Zurich, Switzerland – JANUARY 19: FIFA President Gianni Infantino (R) with (L-R) Kosovo Minister of Culture, Youth and Sport Hajrulla Çeku, Kosovo Football Federation Secretary General Taulant Hodaj, and Kosovo Football Federation President Agim Ademi during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)

Ministri i  Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka shfrytëzuar profilin privat në Facebook për të dhënë sot disa lajme të mira nga Cyrihu i Zvicrës sa i përket futbollit kosovar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka pritur gjatë të enjtes kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin dhe Ministrin e Sportit, Hajrulla Çekun.

Në lidhje me këtë takim ka folur vet ministri Çeku, i ka thënë se është diskutuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive, konkretisht për planin e përbashkët pesë vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend.

/Telegrafi/

Read Previous

Barna të kontrabanduara në Ferizaj, në barnatoren ku u sekuestruan gjendet edhe një bunker

Read Next

Skenderaj në ujë, vetura e shtëpi të vërshuara, lëvizje me gomone e evakuim edhe të kafshëve – AME publikon fotografi nga qytetet