Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

Me ftesë zyrtare të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, udhëton sot në vizitë katërditore në Republikën e Kroacisë.

Gjatë kësaj vizite, të parën jashtë vendit që nga marrja e detyrës, ministri Mehaj do të pritet me protokollin më të lartë shtetëror nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Mario Banožić. Takimet  tjera me rëndësi do të jenë edhe me shefin e Mbrojtjes  Admiral Robert Hranj, komandantin e Akademisë së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe ato me autoritetet e industrisë së mbrojtjes kroate.

Gjithashtu, ministri Mehaj, përveç takimit me ambasadorin e Kosovës në Zagreb, do të vizitoj dhe takoj edhe student-kadetët tanë që studiojnë në akademinë kroate të mbrojtjes. Bashkëpunimi bilateral  Kosovë – Kroaci, në nivel ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes,  është zyrtarizuar me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2012./eo/

Read Previous

​Largimi i notimit diferencial për nxënësit, qëndrime pro dhe kundër

Read Next

Prokurori i Shtetit: 104 aktakuza kundër 126 personave për 24 orë