Milan vendos afatin për De Ketelaere

Skuadra e Milan-it nuk do e presë gjatë përgjegjen e Club Brugge për transferimin e mesfushorit, Charles De Ketelaere në “San Siro”.

Kuqezinjtë kanë paraqitur ofertën zyrtare në drejtim të klubit belg. Ofertë që shkon në rreth 30 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset.

Sipas gazetarit sportiv italian, Gianluca di Marzio, ditën e hënë Milan-i pret përgjigjen përfundimtare për talentin belg.

Të dielën, Brugge luan fianlen e Superkupës së Belgjikës dhe një ditë më pas duhet të japë përgjigjen përfundimtare.

E thënë ndryshe, e hëna mund të sjellë ose largojë përfundimisht De Ketelaere nga Milan-i. /Albanianpost.com

Read Previous

Serbia nuk lejon pingpongistët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Evropian

Read Next

Konfiskohet marihuanë në Burgun e Dubravës