Meta, shkarkimin e tij e konsideron si heqje të vëmendjes nga krimet zgjedhore

Albanian President Ilir Meta speaks during an interview with the Associated Press in Tirana, Albania, Wednesday, April 21, 2021. Albania’s president waded deep into the country’s parliamentary election campaign Wednesday, accusing the left-wing government of running a “kleptocratic regime” and bungling its pandemic response. In an interview with The Associated Press, Ilir Meta also said he would step down if Prime Minister Edi Rama’s Socialists — who are leading the main opposition conservatives in opinion polls — win Sunday’s vote. (AP Photo/Hektor Pustina)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e konsideron “heqje të vëmendjes nga krimet zgjedhore” shkarkimin e tij me 104 vota nga Parlamenti dy ditë më parë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i shtetit shqiptar e konsideron “monist” Parlamentin që votoi shkarkimin e tij.

“Shfaqje e Parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor. Po kalojmë nga epoka e para 25 Prillit e parlamentit monist po i rikthehemi pluralizmit parlamentar. Pres të bashkëpunoj me shumicën e re qeverisëse dhe me opozitën e re në respekt të Kushtetutës, të procesit të integrimit europian dhe të rivendosjes të sistemit të llogaridhënies”, tha Presidenti Ilir Meta.

Nga ana tjetët, kreu i shtetit foli edhe blerje të disa deputetëve që të votonin shkarkimin e tij.

“Ka shumë arsye ky Kuvend të votojnë në atë mënyrë se ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 Qershor një gjakderdhje të programuar në prag të zgjedhjeve lokale. U ka plasur cipa fare flasin hapur sa Euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin”./Ekonomiaonline

Read Previous

Raporti i dialogut gjatë qeverisjes së Hotit

Read Next

Mesazhi i veçantë në xhaketën e Zonjës së Parë të ShBA-së