Meta pret Presidentin e ri Bajram Begaj: Suksese në detyrën e lartë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar sot se ka pasur një takim me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.

Në një postim në Facebook, Meta i ka uruar Begajt suksese në detyrën e lartë të kreut të shtetit.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z. Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkroi Meta.

Kujtojmë se një ditë më parë, Begaj u takua në Pallatin e Brigadave me ish-presidentët e vendit, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

Begaj do të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik, kur edhe përfundon mandati i Metës.

Begaj u zgjodh në krye të shtetit më 4 qershor. Kandidatura e tij, e propozuar nga socialistët, mori 78 vota pro në raundin e katërt. Ai mbajti deri atë ditë postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, post në të cilin e kishte dekretuar pikërisht Meta.

/Telegrafi/

Read Previous

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit bën bashkë kryetarët e komunave dhe bashkive shqiptare

Read Next

Nxënësit në pushim të hënën, për nder të Ditës së Çlirimit