Meta kujton Albrightin: 23 vite më parë SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot nëpërmjet një video takimit të tij me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Kjo e fundit ka ndërruar jetë mërkurën në moshën 84-vjeçare pasi kohët e fundit ishte duke luftuar me sëmundjen e kancerit.

“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq”, ka thënë Meta në një postim në Facebook.

“Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, ka shtuar presidenti. 

/Telegrafi/

Read Previous

KRU “Gjakova” vazhdon punimet në Rrugën “Skënderbeu”

Read Next

Kryeministri Kurti: Nuk ishin më shumë se 20 mijë veteranë të UÇK-së, listat duhen hetuar sepse kështu është deformuar historia