Mësohen çiftet e 1/8-tës në Carabao Cup, na presin dy super ndeshje

Gjatë të mërkurës mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e 1/16-tës në Carabao Cup dhe menjëherë pas përfundimit të tyre janë mësuar çiftet për fazën e katërt apo fazën e 1/8-tës.

Carabao Cup e njohur edhe si EFL Cup është rikthyer të mërkurën për ndeshjen e 1/16-tës për sezonin e tij të 64-të me klubet që luftojnë për trofeun e sezonit 2023-2024.

Manchester United është kampion në fuqi, me Djajtë e Kuq të Erik ten Hag që mposhtën Newcastle United në finale në Wembley sezonin e kaluar.

Përveç trofeut, fituesi i kësaj gare kualifikohet edhe në Evropë, ndaj ka shumë klube që duan të mbeten në lojë.

Man Utd, fitues aktual i Carabao Cup

Megjithatë, shumë ekipe të mëdha janë eliminuar dhe tanimë në këtë fazë kanë mbetur vetëm disa dhe shorti ka bërë që të mësohen edhe çiftet.

Në fazën e 1/8-tës do të kemi dy super ndeshje. Njëra është ajo mes Unitedit dhe Newcastle, ndërsa tjetra mes West Hamit dhe Arsenalit.

Liverpooli në këtë fazë do të luajë ndaj Bournemouth, ndërsa Chelsea me Blackburnin.

Ndeshjet do të luhen në javën që fillon më 30 tetor.

Çiftet e 1/8-tës në Carabao Cup

Mansfield – Port Vale

Ipswich – Fulham

Manchester United – Newcastle

Bournemouth – Liverpool

Chelsea – Blackburn

West Ham – Arsenal

Everton – Burnley

Exeter – Middlesbrough

/Telegrafi/

Read Previous

Dy ndeshje zhvillohen sot në Superligën e Kosovës, vëmendja në kryeqytet

Read Next

Kuvendi mban një minutë heshtje për rreshterin Afrim Bunjaku