Mes bardhësisë së dëborës dhe shtigjeve të skijimit

I vendosur në një lartësi mbidetare rreth 1500 metra fshati Bogë është një ndër fshatrat më të vizituar në Kosovë.

Në hyrje të këtij fshati mund të gjesh shtëpizat e ndërtuara prej druri, disa në rrafsh e të tjerat në  maje të bjeshkës. Pothuajse të gjitha janë të veshura prej drurit të pishës e cila në këto pjesë është druri dominues. Edhe këtë fundjavë rrugëtuam drejt bukurisë që na ofrojnë fshatrat e Grykës së Rugovës. Atmosfera ishte një nga pjesët më të bukura ku atë e bënin vizitorë të shumtë nga cdo qytet  i Kosovës.

Po këtë ditë Federata e Skitarëve të Kosovës kishin origanizuar Garën ‘’Kupa Memoriale Hajrush Demaj’’ për kategoritë e reja, në disiplinën e Sllallomit të madh(GS) Për U8, U10, U12 kurse në disiplinën e Sllallomit (SL) për U14 DHE U16. 

Pas përfundimit garuesit u bënë gati dhe prisnin certefikimin për tre vendet e para. Mirënjohje dhe medalje kishte edhe për pjesëmarrësit. Pishat e larta por edhe pamja e Bjeshkëve të Rugovës përfundimisht janë panorama më e bukur e fshatit Bogë. Përreth fshatit gjenden edhe male shumë piktoreske. Boga e Rugovës konsiderohet vendilindja e skitarisë kosovare. Tani në këtë qendër eshte i montuar një skilift me gjatësi deri në 1000 metra dhe ka objekte të ngritura për vendosjen dhe organizimin e garave të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.

Read Previous

PZAP sot vendos për ankesat e partive politike

Read Next

Përfundojnë punët për renovimin e nënkalimit në Kalabri