Mërgata për gjashtë muaj dërgoi mbi gjysmë miliardë euro në Kosovë

Mërgata e Kosovës pavarësisht pandemisë COVID-19, ka vazhduar të dërgojë para në vendin tonë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se gjatë gjashtë mujorit të vitit 2021, diaspora ka dërguar 117.5 milionë euro më shumë sesa viti 2020.

Për këtë periudhë, në vendin tonë u sollën 552 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 434.5 milionë euro.

Vlera më e lartë brenda tremujorit e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 113.3 milionë euro.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

/EkonomiaOnline/

Read Previous

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Read Next

Policia shqipton rreth 4 mijë gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid