Mehaj: Trupat tanë të gatshëm për operacione në kushte ekstreme dimërore

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se trupat e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme dimërore.

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë.

“Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore. Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /Telegrafi/

Read Previous

Takimi Erdogan-Kurti, çfarë u tha për dialogun dhe fushën e ekonomisë

Read Next

Pas gjysëm shekulli, i jepet lamtumira avionit ikonë ‘Boeing 747’