Megaoperacion antidrogë në Shqipëri, qindra të arrestuar

Shqipëri-Policia e Shtetit ka zhvilluar gjatë natës një megaoperacion mbarëkombëtar, ndërsa raportohet për qindra të arrestuar.

Sipas informacioneve deri më tani janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total, gjatë ditës së djeshme dhe deri në mëngjesin e sotëm për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Megaoperacioni u zhvillua njëkohësisht përgjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër e të gjitha DVP e tjera të vendit.

Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli”, ku u arrestuan mbi 250 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

Një hetim i nisur ende pa përfunduar operacioni “Tempull” në shtator, u finalizua këtë të hënë, datë 22 janar, me urdhër arreste të lëshuara nga gjykatat në vend, për të paktën 300 persona.

Janë goditur kryesuesit e grupeve të shpërndarësve të cilët kanë operuar ndër vite në Tiranë e në rrethe. Ajo që vihet re është fakti se të arrestuarit kanë një grupmoshë relativisht të re, ku dominon ajo nga 20- 35 vjeç.

Pse operacioni Tempulli ka rëndësi të veçantë?

Aspekti i parë lidhet me faktin se operacioni është zhvilluar pak ditë pas nisjes së sezonit të ri shkollor në gjithë vendin.

Shënjestër kryesore në fakt kanë qenë ata, të cilët ministri i Brendshëm Taulant Balla i etiketoi si “spaçatorë” – pra shpërndarës të drogave të lehta e të forta në perimetra shkollorë, të cilët sot janë të rrethuar nga Policia dhe mbikëqyren aktivisht nga efektivët e rendit.

Po ashtu, operacioni erdhi në ditën kur në Tiranë, po zhvillohej një ministerial tepër i rëndësishëm i ministrave të Brendshëm të gjithë Bashkimit Evropian, në kuadër të mbajtjes së ardhshme të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Ky ishte edhe një mesazh i qartë ndaj bashkësisë ndërkombëtare se Shqipëria po kërkon një reformimi në radhët e bluve.

Ku u shtri operacioni dhe çfarë u evidentua?

Pjesa më e madhe e të arrestuarve ishin anëtarë të grupeve kriminale në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë.

Shtrirja e këtij operacioni gjithsesi ka qenë në rangun e tetë muajve dhe gjatë kësaj kohe, janë sekuestruar “829 kilogramë kanabisi, një pjesë e përpunuar në formë çokollate, 61 kilogramë heroinë, 5.2 kilogramë drogë ekstazi dhe të ndaluar në tërësi në tetë muaj janë 1 mijë e 541 shtetas për shitje lëndësh narkotike”.

Ministri Balla ka nënvizuar se asnjë grup kriminal nuk do të lejohet të veprojë brenda perimetrit të sigurisë në shkollat e vendit dhe se format e dënimit për raste të tilla do të dyfishohen.

“Do dyfishohen format e dënimit për shpërndarjen e shitjen e lëndëve narkotike brenda perimetrit të sigurisë së shkollave”.

Ai ka nxitur Policinë e Shtetit ta ruajë këtë qasje të re në luftën kundër narkotikëve. /Albanianpost.com

Read Previous

Gjendet i vdekur një person në bodrumin e shtëpisë së tij

Read Next

Futbollistët shqiptarë shkëlqejnë në Evropë