Më shumë se 300 mijë njerëz të prekur nga tërmeti në Marok

Më shumë se 300 mijë njerëz janë prekur nga tërmeti i mbrëmshëm në Marok, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Organizata tha se “po monitoron nga afër situatën” dhe një ekip po dërgon ndihmesa për partnerët e saj në Marok, transmeton Telegrafi.

“Autoritetet qeveritare po udhëheqin përpjekjet e reagimit, përfshirë kërkimin dhe shpëtimin dhe mbështetjen mjekësore duke përfshirë përpjekjet nga Gjysmëhëna e Kuqe Marokene (organizatë jo-qeveritare)”, thuhej në një deklaratë të tyre.

“Raportet fillestare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) flasin për më shumë se 300,000 civilë të prekur nga tërmeti në qytetin Marrakesh dhe rrethinat e tij”.

Shumë familje ende kanë mbetur të bllokuar nën grumbujt e mbeturinave dhe spitalet në qytet kanë pranuar një fluks njerëzish të lënduar, shtoi OCHA.

Ndryshe, numri i viktimave nga tërmeti i së premtes vonë ka shkuar në 1,305 derisa numri i të lënduarve në 1,832. 

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

Read Next

Qeset plastike me pagesë, mirëpritet vendimi