Më shumë se 100 vizatime prehistorike të gjetura në një shpellë në Spanjë

Një ekip shkencëtarësh zbuloi vizatime prehistorike në shpellën Cova de la Villa në Katalonjë dhe i përshkruan veprat si “të jashtëzakonshme, si për veçantinë e tyre ashtu edhe për gjendjen e tyre të shkëlqyer të ruajtjes”.

Më shumë se 100 gdhendje prehistorike, të përhapura në një pllakë 8 metra, janë zbuluar në një shpellë të njohur si Cova de la Villa, në rajonin verilindor të Spanjës të Katalonjës.

Ekipi nga Instituti Katalan i Paleoekologjisë Njerëzore dhe Evolucionit Social (IPHES) i përshkroi vizatimet e gjetura në galerinë nëntokësore të Mesdheut si “të jashtëzakonshme, si për veçantinë e tyre ashtu edhe për gjendjen e tyre të shkëlqyer të ruajtjes”.

Sipas ekspertit të IPHES Ramon Viñas, veprat përfaqësojnë një botëkuptim të shoqërive të para bujqësore gjatë epokës kalkolitike dhe bronzit. Gdhendjet u zbuluan për herë të parë më 13 maj 2021 nga një grup prej tre eksploruesish të shpellave dhe më pas u analizuan nga arkeologët dhe paleontologët nga IPHES, tha Instituti në një deklaratë.

Midis shembujve të artit të shpellave janë përshkrime të figurave të ndryshme katërkëmbëshe, vijave zigzag, lineare, këndore dhe rrethore, si dhe një sërë zoomorfesh (ndoshta bagëti dhe thundrakë), linja në formë ylli dhe rrjete. Zbulimi i artit të shpellës përfaqëson “një nga shfaqjet e rralla të artit skematik nëntokësor në të gjithë harkun e Mesdheut”, tha qeveria rajonale e Katalonjës.

Zbulimi shënon një “pik historik për arkeologjinë parahistorike”, sipas IPHES.

Shpella u eksplorua nga Salvador Vilaseca në vitet ’40, por vendndodhja e saj humbi. Studiuesit e IPHES arritën të hapnin një vrimë të vogël midis blloqeve të gurit dhe arritën në një dhomë ovale prej më shumë se 90 metra katrorë.

Personi i parë që hyri është Juli Serrano, i cili për habinë e tij pa “një mural plot me vija dhe figura”. Ai thotë se kur ka hyrë në zgavrën e madhe e të rrumbullakët dhe ka parë se çfarë kishte brenda, ka ndjerë “një emocion shumë të madh, të cilin do ta mbaj me vete gjatë gjithë jetës”. Dhe pa e ditur, ai sapo kishte zbuluar një nga grupet më të rëndësishme të artit parahistorik të shpellave. Që nga ai moment, studiuesit Ramon Viñas dhe Josep Valverdu nga IPHES filluan të punojnë në vend.

Vinyas theksoi se pllaka e gdhendjes është e strukturuar përgjatë 5 vijave horizontale, njëra mbi tjetrën dhe se secila prej tyre përmban figura të ndryshme të gdhendura që kanë kuptimin dhe simbolikën e tyre. Shkencëtari thekson se bëhet fjalë për një përbërje “absolutisht të pazakontë” që tregon “botëkuptimin e popullsisë së territorit gjatë procesit të neolititizimit”. /alsat.mk

Read Previous

Ish-presideti i Francës negocion për kampionin e botës si trajner i PSG-së

Read Next

Miliona peshq të ngordhur në Australi, qeveria në hall: Nuk i heqim dot