Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Lëvizja Vetëvendosje vendosi të kandidojë sot për kryetare të Kuvendit ministren në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz. Ajo nuk pati vota të mjaftueshme dhe gjithashtu as deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, nuk votoi për të. Sipas analistit Halil Matoshi, veprimi i sotëm është “thikë pas shpine” për Rexhep Selimin.
Matoshi këtë veprim e pa si tradhti ndaj ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, pasi Gërvalla është e njohur për deklaratat e saj skandaloze kundër Rexhep Selimit.
“Lëvizja Vetëvendosje me kandidimin e Donika Gërvallës ia nguli thikë mas shpine njeriut të vet në Hagë, Rexhep Selimit. Ish ministrja e jashtme ma e pafta në Kosovën e masluftes, kastile e ka sulmu Rexhep Selimin si “njeri i botës së krimit” (këtë e vulosi mosvotimi i saj nga Shqipe Selimi e VVsë) dhe vet e ka bâ ispatë se ka deponu dosje kundër krenave të UÇKsë në Dhomat e posaçme”, shkroi Matoshi.
Deputetja Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit që po mbahet në Hagë, njoftoi se arsyeja për mosvotimin e Gërvallës lidhet me deklaratat e saj që e quante bashkëshortin e saj si figurë të botës së krimit./gazetametro.net
