Më 14 maj të vitit 1940 vdiq aktivistja e njohur e feminizmit, Emma Goldman

Emma Goldman lindi më 27 qershor të vitit 1869 dhe vdiq më 14 maj të vitit 1940.

Goldman ishte një anarkiste e njohur për aktivizmin e saj politik, me shkrime dhe fjalime, shkruan KultPlus.

Ajo luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e filozofisë politike anarkiste në Amerikën e Veriut dhe Evropë në gjysmën e parë të shekullit të 20. Lindur në Kovno, Perandoria Ruse (sot Kaunas, Lituani), Goldman emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1885.

E tërhequr nga anarkizmi pas aferës Haymarket, Goldman u bë një shkrimtare dhe një lektore e njohur në filozofinë anarkiste, të drejtat e grave, dhe çështjet sociale, duke tërhequr mijëra turma./ KultPlus.com

Read Previous

Zhvendoset autobusi në Tiranë, Veliaj: Ishte kërkesë e prokurorisë, do të rikthehet si instalacion

Read Next

Gazetta Di Venezia në vitin 1919: Shkresa e djemve të Ismail Qemalit drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë me rastin e vdekjes së babait të tyre