Zhvendoset autobusi në Tiranë, Veliaj: Ishte kërkesë e prokurorisë, do të rikthehet si instalacion

Autobusi i aksidentit në Lanë është zhvendosur përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, zhvendosja e autobusit u bë me kërkesë të prokurorisë që është duke e hetuar këtë aksident.

“Me kërkesë të prokurorisë qe po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëme! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty, si instalacion për kujdesin në qarkullim. Fundjavë të mbarë!”, ka shkruar Veliaj. /Telegrafi/ 

Read Previous

10 vite nga goli që i dha fitoren e kampionatit, Manchester City paraqet statujën e Agueros

Read Next

Më 14 maj të vitit 1940 vdiq aktivistja e njohur e feminizmit, Emma Goldman