Mbyllet kampionati i futbollit në Ukrainë, nuk ka një fitues

Tashmë është zyrtare. Kampionati i futbollit për këtë sezon në Ukrainë është mbyllur përfundimisht.

Lajmin e bëri publik vetë Federata e Futbollit Ukrainas, që me anë të një postimi, komunikoi vendimin.

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në vend, qeveria e futbollit ukrainas ka vendosur që dhe klasifikimi përfundimatar për sezonin 2021-2022 të jetë i njëjtë me atë të 24 shkurtit, kur u ndërpre gjithçka, por nuk do të jepet titulli kampion.

Shakhtar Donetsk kryesonte renditjen me 2 pikë më shumë se rivalët e Dinamo Kiev, kështu që do të jenë këto dy skuadra që do të shkojnë në Ligën e Kampioneve në edicionin tjetër./A2news/

Read Previous

Si janë zgjidhur misteret më të mëdha të piramidave egjiptiane?

Read Next

Champions, Liverpool pret sot Villarrealin