Mbushet qyteti me bashkatdhetarë

Në qytetin e Gjakovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qytetarëve. Të shumtë janë bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime nga vende të ndryshme të Evropës. Vitin e kaluar kjo atmosferë i ka munguar qytetit tonë për shkak të pandemisë. Shumë prej tyre mezi  kanë pritur që të lirohen masat anti-covid nga ministria e shëndetësisë dhe të vijnë në vendlindje.

Bashkatdhetarët madje nuk kanë planifikuar që ditët e pushimit t’i kalojnë në bregdet por vetëm në Kosovë.

Në kohën kur ekonomia e vendit ka pësuar rënie si pasojë e pandemisë nga Covid-19, roli i diasporës në ekonominë e vendit është tejet i rëndësishëm. Duke e ditur që gjatë qëndrimit të tyre ata shpenzojnë shuma të ndryshme dhe kjo ndikon në përmirësimin e situatës së përgjithshme ekonomike.

Read Previous

Origjina e Covid: Pse Kina refuzoi kërkesën e OBSH-së?

Read Next

Një person duke dalë nga parkingu, godet pemën