Mbretëria e Bashkuar vendi i fundit që ndalon TikTok-un në pajisje qeveritare

Mbretëria e Bashkuar po ndalon përdorimin e aplikacionit TikTok në telefona dhe pajisje të tjera të lëshuara për ministrat e qeverisë dhe nëpunësit civilë.

Ministri i Zyrës së Kabinetit, Oliver Dowden, iu tha deputetëve se aplikacioni do të ndalohej për arsye sigurie me efekt të menjëhershëm.

Ai e përshkroi atë si një lëvizje “paraprake”, por “të matur”, pas një rishikimi nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike.

TikTok megjithatë ka mohuar me forcë akuzat se i dorëzon të dhënat e përdoruesve te qeveria kineze.

“Siguria e informacionit të ndjeshëm të qeverisë duhet të jetë e para”, deklaroi Dowden.

Por ai iu tha deputetëve se ndalimi nuk do të shtrihej në telefonat personalë të ministrave apo nëpunësve civilë, apo publikut të gjerë – sepse kjo ishte një përgjigje “proporcionale” ndaj një “rreziku specifik me pajisjet qeveritare”.

“Sidoqoftë, siç ndodh gjithmonë, ne i këshillojmë individët që të bëjnë kujdes në internet dhe të marrin parasysh politikat e të dhënave të çdo platforme të mediave sociale përpara se t’i shkarkojnë dhe përdorin ato”. /Telegrafi/

Read Previous

Olaf Scholz nuk pret krizë të re financiare

Read Next

Një mega-marrëveshje në Arabi, kalimi në MLS, rikthimet e ëndrrave te Barca apo Newell’s – ku qëndron e ardhmja e Messit