Mbretëresha Elizabeth pranon telefonata vetëm nga 2 persona

Me sa duket, mbretëresha ka dy njerëz me të cilët flet më shumë dhe ajo gjithashtu me sa duket ka një telefon celular i cili ka enkriptim anti-haker, në mënyrë që askush të mos mund të hakojë telefonin e saj,” zbuloi komentatori i mbretërorëve Jonathan Sacerdoti në podkastin Royally US.

Sipas tij, mbretëresha pranon telefonata vetëm nga dy persona brenda The Firm – term jozyrtar që përfshin familjen mbretërore, oborrtarët, stafin etj.

“Dy persona që ajo telefonon më shumë janë vajza e saj, princesha Anne dhe menaxheri i garave me kuja, John Warren.

Mbretëresha Elizabeth pranon telefonata vetëm nga 2 persona dhe mund
Mbretëresha Elizabeth pranon telefonata vetëm nga 2 persona dhe mund

Ndërkohë, Mbretëresha Elizabeth II thuhet se do të presë familjen mbretërore në Sandringham House për Krishtlindje, pavarësisht nga një vit i mundimshëm plot dramë, vdekje dhe frikë për shëndetin.

Viti 2021 nuk ka qenë vit i mirë për mbretëreshën. Mjekët i thanë që duhet të pushonte të paktën 2 javë pas shtrimit në spital në tetor. Në fillim të prillit, ajo humbi bashkëshortin, Princin Philip./Anabelmagazine

Read Previous

Kongoli: Gruaja as në letërsi nuk mund të zotërohet, kështu e ka bërë Zoti

Read Next

Kjo është fjala e vitit 2021, sipas fjalorit të famshëm