Kjo është fjala e vitit 2021, sipas fjalorit të famshëm

Merriam-Webster, për të pasqyruar kohërat në të cilat po jetojmë, ka zgjedhur një fjalë të pranishme kudo si fjalën e vitit 2021: vaksinë.

“Kjo ishte një fjalë jashtëzakonisht e përmendur në të dhënat tona çdo ditë në vitin 2021,” tha Peter Sokolowski, kryeredaktori i Merriam-Webster për Associated Press përpara njoftimit.

“Në të vërtetë përfaqëson dy histori të ndryshme. Njëra është historia shkencore, kjo shpejtësi e jashtëzakonshme me të cilën u zhvilluan vaksinat. Por ka edhe debate në lidhje me sigurinë, politikën dhe përkatësinë politike. Është një fjalë që mbart këto dy histori të mëdha,” tha ai.

Fjala “vaksinë” nuk lindi brenda një dite, apo për shkak të një pandemie të vetme. Përdorimi i parë i njohur daton në vitin 1882, por referencat shfaqen më herët tha Sokolowski.

Vitin e kaluar, Merriam-Webster – një kompani që prodhon libra dhe është e njohur për fjalorët e saj – zgjodhi fjalën “pandemi” si fjalën e vitit./Anabelmagazine

Read Previous

Mbretëresha Elizabeth pranon telefonata vetëm nga 2 persona

Read Next

Mali i Zi: Në veturën e shqiptarit kapen 37 kilogramë kokainë