Mblidhet Qeveria në detyrë, miraton dy vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 285-të elektronike, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje u miratua themelimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Qeveria në detyrë autorizoi pagesën në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me qëllim të rritjes së kuotës së kapitalit të Kosovës në këtë institucion financiar ndërkombëtar. /RTKlive

Read Previous

Ekspertët zbulojnë 11 profesionet që do të jenë të sigurta nga “pushtimi” i inteligjencës artificiale

Read Next

Zelensky: Ukraina mund të bashkohet me BE-në brenda një “datë konkrete”