Mblidhet KQZ-ja, diskutohen përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur sot mbledhjen e 93-të për vitin 2025.

Në këtë mbledhje e cila do të mbahet sot në ora 13:30, në rend të ditës janë përfshirë çështje kyçe që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor 2025.

Pikat kryesore të rendit të ditës:

  • Këshilli për Operacione Zgjedhore
  • Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta dhe ato me kushte.
  • Shqyrtimi i përbërjes së ekipeve për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
  •  Këshilli për Personel
  • Shqyrtimi i listës së kandidatëve potencialë për anëtarë të Komisionit të Pranimit për pozita të nivelit të ulët drejtues.
  •  Të ndryshme
  • Çështje tjera procedurale dhe organizative.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Man United – Wolves, Amorim: Ndeshje e vështirë, skuadra duhet të fokusohet te fusha dhe 3 pikët

Read Next

Po mblidhen mjete për të mbështetur fëmijët e Handikos në Gjakovë