Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë të gjitha vendimet që u morën

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, në këtë përbërje:

  1. Rrezarta Korbaj, kryesuese;
  2. Kimete Zekaj, anëtare;
  3. Vlora Prenaj, anëtare;
  4. Samir Lleshi, anëtar;
  5. Fadil Sallteku, anëtar;
  6. Kosovare Demi – Rama, anëtare;
  7. Altin Sahiti, anëtar.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 122,000.00 euro (njëqind e njëzet e dy mijë euro), për financimin e projekteve kapitale “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.

– Miratuar vendimin për autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro (njëqind e pesëdhjetë e katër mijë euro), për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. /KosovaPress/

Read Previous

​Kosovë-SHBA-NATO, nismë e re për forcimin e ndërveprimit ushtarak

Read Next

Gjermania zgjat edhe një vit praninë në KFOR