Mbi pesëdhjetë vetura “Old Timer” nga të gjitha trevat shqiptare u ekspozuan në Gjakovë

Mbi 50 vetura Old Timer nga të gjitha trevat shqiptare u ekspozuan mbrëmë në Parkun e Madh të qytetit të Gjakovës. Automjete të markave dhe viteve të ndryshme qëndruan të ekspozuara për disa orë, duke i dhënë qytetarëve mundësinë t’i shihnin dhe të njiheshin me veçoritë e tyre. Organizatorët e ngjarjes nga klubi përkatës deklaruan se gjithçka shkoi sipas planifikimeve dhe se numri i veturave të ekspozuara ishte shumë i lartë.

Read Previous

Edi Rama përkujton Nënë Terezën në 114-vjetorin e lindjes: Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit

Read Next

Ndërmarrja “Trepça”, njofton se ka larguar nga puna edhe një minator