Mbi 99 % të votave të numëruara në RMV, Fronti Evropian mbetet forca e dytë

Deri tani janë numëruar mbi 99 për qind e votave në zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur dje në Maqedoninë e Veriut.

Sipas rezultateve live në webfaqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO ka fituar 58 mandate, Koalicioni Fronti Evropian 19 mandate, LSDM 18 mandate dhe Koalicioni VLEN 13 mandate.

Ndërkaq, sa i përket rundit të dytë të zgjedhjeve për president, fitues ka dalë Gordana Siljanovska Davkova me 65,14 për qind, ndërsa Stevo Pendarovski 29,25 për qind./Sinjali/

Read Previous

Konjufca: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE

Read Next

Osmani: Kosova është storie suksesi e mbështetjes së ShBA-ve