Mbi 600 raste të zjarreve në javën e fundit në Kosovë

Kosova është duke u përballur me një valë të madhe zjarresh që po përfshijnë të gjithë territorin e saj, ka bërë të ditur Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME).

Kreu i agjencisë, Genc Metaj, në një konferencë për media, deklaroi se vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar 633 raste të zjarreve, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe serioze.

“Vendi është duke u përballur me zjarre të shumta të cilat janë duke u shfaqur në gjithë territorin e vendit. Agjencia e Menaxhimit Emergjent në koordinim të plotë me njësitë e zjarrfikësve në terren, qendrat operative emergjente, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës si dhe me autoritetet lokale është e angazhuar maksimalisht dhe po bën përpjekje të vazhdueshme për ta menaxhuar situatën dhe për të parandaluar çdo pasojë nga situata e krijuar. Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar 633 raste të zjarreve. Gjatë kësaj jave situatë më e rënduar ka qenë në fshatrat Kçiq i vogël, Zasellë, Dumnicë, Merdare, Orllan, ku është rrezikuar tërësisht jeta e njerëzve…”, ka thënë ai.

Metaj tha se fal ndërhyrjes së shpejt zjarret janë lokalizuar. /Telegrafi/

Read Previous

Kur pritet publikimi i plotë i aktgjykimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe cilat janë procedurat?

Read Next

ZRRE: Nga 16 gushti, konsumatorëve pa kontratë u ndërpritet furnizimi me rrymë