Mbi 1300 të vaksinuar kundër Covid-19 në sallën “1 Tetori”

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë deri në mesditë janë vaksinuar 14 persona në dializë, ndërsa nga e mërkura 26 persona me dializë janë vaksinuar kundër Covid-19.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Ai tha se deri në mesditën e së enjtes janë vaksinuar 38 persona, përfshirë ata të moshës mbi 80 vjeç, personelit shëndetësor dhe pacientët me dializë.

“Kemi vazhduar me vaksinimin e tri kategorive në sallën “1 Tetori”, personat në dializë, personat mbi 80 vjeç dhe stafin shëndetësor.

“Deri në këto çaste që flasim janë të vaksinuar 38 persona, prej tyre 14 janë pacientë në dializë, ndërsa pjesa tjetër janë mbi moshën 80  vjeç e profesionistë shëndetësor. Në këtë qendër deri më tani janë vaksinuar 1334 persona”, tha ai.

Read Previous

Komunat kërkojnë heqjen e kufizimeve për gastronominë e zbatimin e pakos së fundit të përkrahjes ekonomike

Read Next

Përse djemtë janë më të dobët emocionalisht se sa vajzat?