Martinez: Tani nis një botëror i ri për Portugalinë

Credit: REUTERS

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, tha se skuadra e tij do t’i qaset ndryshe fazës eliminatore të Kupës së Botës, duke e konsideruar këtë moment të turneut si  një “Kupë të dytë Bote” kur të përballet me Kroacinë në ndeshjen e raundit të 32-shave në Toronto, të enjten.

Portugalia u ndal në dy barazime me Kongon dhe Kolumbinë, pavarësisht një fitoreje 5-0 ndaj Uzbekistanit, ndërsa përfundoi e dyta në Grupin K pas kolumbianëve. “Sot do të fillojmë Kupën e dytë të Botës, përgatitja ne këto ditë pushimi ishte shumë e rëndësishme“, tha Martinez.

Kroacia është një skuadër që e njohim shumë mirë. Ata gjithashtu i njohin pikat tona të forta dhe talentin tonë, kështu që do të jetë një ndeshje konkurruese. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë lojtarët të jenë gati të luajnë për ekipin – qoftë në formacionin titullar apo në stol“, tha ai.

Shumë nga vëmendja në fushë do të jetë rreth 41-vjeçarit Ronaldo dhe ish-shokut të tij të ekipit të Real Madrid, Luka Modric, 40 vjeç. Dy kapitenët do të përballen në atë që pritet të jetë një ndeshje e fundit e Kupës së Botës për njërin prej tyre. “Njerëzit flasin për moshën, por ajo është vetëm një numër. Ajo që ka rëndësi është ajo që bëjnë dhe shembulli që japin në dhomën e zhveshjes,” tha Martinez. /Telesport.al/

Read Previous

BE-ja konfirmon gjobën prej 4,1 miliardë eurosh ndaj “Google” për shkelje të konkurrencës

Read Next

”Axios”: Trump synon të ndalojë hyrjen e grave shtatzëna të huaja në SHBA