Manchester United një hap larg nënshkrimit të yllit të Bundesliga-s

Manchester United është një hap larg nënshkrimit të yllit të Bundesliga-s, Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen.

Që kur mbërriti në “Old Trafford” në verë, Erik ten Hag ka qenë i etur për të freskuar opsionet e tij mbrojtëse.

Në veçanti, trajneri holandez ka shprehur dëshirën për të nënshkruar me një tjetër mbrojtës të djathtë, me zgjedhjen e parë Diogo Dalot që i skadon kontrata në verë dhe e ardhmja e Aaron Wan-Bissaka në klub duket e pasigurt.

Ky i fundit ka luajtur vetëm katër minuta me skuadrën e parë këtë sezon dhe me shumë gjasa do të largohet në janar.

Një lojtar që duket se do të zëvendësojë Wan-Bissaka është holandezi Frimpong, i cili ka bërë përshtypje në Bundesliga këtë sezon.

Sipas “Sky Sports Germany”, Frimpong po shkon një hap më pranë bashkimit me United verën e ardhshme.

21-vjeçari, i cili dikur ishte pjesë e akademisë së Manchester City-t, ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asistime në 21 paraqitjet e tij për Leverkusen këtë sezon.

Raporti pretendon se Frimpong është i vetëdijshëm për interesin e United për të dhe se një lëvizje në “Old Trafford “po bëhet më e mundshme.

Klubi i Bundesliga-s thuhet se tashmë është duke kërkuar një zëvendësues për Frimpong, i cili aktualisht është në Kupën e Botës me Holandën.

Frimpong aktualisht është nën kontratë me Leverkusen deri në vitin 2025, ndërsa vlerësohet me 22 milionë paund në tregun e transferimeve. /Albanianpost.com

Read Previous

Ronaldo thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin arab për 200 milionë euro në vit

Read Next

Hajdari: Kosova ka potencial rininë, por mungon aftësimi dhe arsimi profesional