Manchester United kontakton Cristiano Ronaldon

Manchester United raportohet se e ka kontaktuar yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon mbi një mundësi rikthimi në “Old Trafford” për reprezentuesin portugez.

Thashethemet lidhur me largimin e sulmuesit nga “Zonja e Vjetër” po rriten, teksa Juventusi rrezikon Champions Leaguen.

Spekulimet u shtuan kur Ronaldo i largoi veturat e tij nga Torino dhe AS raporton se ai mund të rikthehet te “Djajtë e Kuq”.

Raporti thekson se gjigantët e Premierligës po provojnë të rikthejnë Ronaldon pas 12 viteve nga largimi.

Trajneri i Manchester ,United Ole Gunnar Solskjaer, sipas gazetës, ka biseduar tashmë me superyllin portugez përmes telefonit dhe 36-vjeçari thuhet se do të ishte i lumtur të kthehej në Manchester.

Por gazeta me bazë në Madrid thekson se asnjë vendim nuk është marrë, pasi fundi i sezonit të Juventusit mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e Ronaldos.

Këtë fundjavë, Bianconerët luajnë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo ka një kontratë me Juventusin deri në qershor 2022 me vlerë 30 milionë euro në sezon.

Zonja e Vjetër thuhet se ka vendosur një çmim prej 25 milionë euro për ish-yllin e Los Blancos dhe Manchester United mund të jetë zgjidhja. /Gazeta Express/

Read Previous

Shtatë mjekë të përfshirë në vdekjen tragjike të Maradonës

Read Next

Era e pakëndshme e këmbëve, shenjë e dy problemeve shëndetësore të rrezikshme!