Manchester United i gatshëm ta lejoj largimin e Casemiros

E ardhmja e mesfushorit brazilian Casemiro duket se është larg Manchesterit dhe stadiumit Old Traford.

Manchester United është i hapur për të shitur mesfushorin brazilian Casemiro në afatin kalimtar të verës, sipas TEAMtalk .

Braziliani ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Djajtë e Kuq, ndërsa klubi gjithashtu mund të zgjasë edhe një vit.

Djajtë e Kuq shpresojnë të marrin një ofertë të lartë për largimin e brazilianit, pasi duan që fondet e mbledhura t’i shpenzojnë për transferime të reja.

Casemiro mbetet një lojtar kyç për Erik ten Hag në Man United, megjithëse braziliani duket se i mungon mes futbollit luftarak në Premier League.

Gjithnjë sipas mediave të ndryshme në Angli, e ardhmja e brazilianit mund të jetë në Arabinë Saudite, ku dy gjigantët arab Al Hilal dhe Al Nassr kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/

Read Previous

I ashpërsohet dënimi burrit që vrau gruan e tij me sëpatë në Prishtinë

Read Next

Osmani: Themelimi i Asociacionit nuk është standard i Këshillit të Evropës